Trupat e Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile vijojnë stërvitjen për t’u përballur me çdo situatë të papritur.

 

Duke publikuar foto nga stërvitja e trupave të bazës mbështetëse të emergjencave civile, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nënvizon se këto trupa janë një shembull i përkushtimit dhe vullnetit për të ndihmuar komunitetin.

 

“Trupat e Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile, në Komandën Mbështetëse janë vërtet një shembull i përkushtimit dhe vullnetit për të ndihmuar komunitetin në situata emergjente. Ata vazhdojnë të stërvitjen, të gatshëm të përballojnë çdo situatë të papritur. Kërkim-shpëtimi malor, ujor, tërmeti si dhe shuarja e zjarreve janë vetëm disa nga situatat në të cilat ata po stërviten për të vepruar me profesionalizëm dhe efikasitet”, nënvizon Peleshi.

 

Ministri i Mbrojtjes të dielën u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast zjarri, pasi rritja e temperaturave atmosferike, rrit dhe mundësinë e rënies së zjarreve. Në këtë kontekst edhe gatishmëria e trupave të Mbështetëse të Emergjencave Civile është gjithnjë maksimale.