Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se volumi tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë duhet që me çdo kusht të ngrihet në të paktën mbi 1 miliard euro.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se potenciali tregtar mes dy vendeve është i madh.

“Kemi arritur në shifrën e 3,7 miliardë eurove, por siç e nënvizuat edhe juve në takimin e Këshillit të Lartë Strategjik, potenciali është për shumë më tepër, për të mos folur pastaj për volumin tregtar që me çdo kush ne duhet ta ngremë në të paktën mbi 1 miliard euro dhe këtu tani do ishte mirë që t’ju propozoja të vinim një bast që ju të futeshit në sedër edhe ne t’ia dilnim kësaj, por bastet në Turqi vazhdojnë të jenë të ndaluara”, u shpreh Kryeministri Rama./ata