Kryeministri Edi Rama pret këtë të hënë një takim me liderët e rajonit. Takimi do të jetë joformal, por pritet që liderët të diskutojnë rreth Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti.

 

kryemnistrja serbe Ana Bërnabiç, si dhe kryetarja e këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, ishin të parat që mbërritën në ambientet e vilës 30 ku edhe do të zhvillohet takimi, ndërsa  më pas ka mbërritur edhe  kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazavoiç.

 

Përveç liderëve të rajonit në këtë takim joformal duket se do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të partisë socialiste.

 

Pak më herët Drejtuesi i agjencisë shtetërore te programit strategjik dhe koordinimit te ndihmës Ilir Beqja ka hyrë në ambientet e vilës 30 e pas tij në ambientet ku do të zhvillohet takimi ka shkuar edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka.