Një 13-vjeçare shqiptare u raportua e zhdukur para tre ditësh në Itali. E mitura u largua për të shkuar në shkollë dhe nuk u kthye më në shtëpi.
Kryebashkiaku i Pontecagnano ka bërë të ditur që Sara (e mitura) u gjet dhe është mirë.
Nëna e së resë kishte shkuar në polici në stacionin Pontecagnano dhe kishte raportuar të zhdukur dhe kërkimi për të miturën kishte filluar.
Pas 3 ditësh, ajo u gjet në Grosseto. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale. “Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në hulumtim”.