Pas kontrolleve të ushtruar sot në banesën e partneres së ish-zv-kryeministrit dhe sekuestrimit të 4 apartamenteve me urdhër të SPAK, ka reaguar nga arratia Arben Ahmetaj.

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj shkruan se sot është bërë reprezalje ndaj familjes së tij.

 

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

 

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

 

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

 

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”, shkruan Ahmetaj.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hapej rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmteaj, ndërsa mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë dhe mbështetën kërkesën e Prokurorisë.

 

Ndërsa avokatët e tij pohuan fakti se ish-zv.kryeministri ndodhet në Angli dhe se do të kthehet në Shqipëri kur të fitojë lirinë.