Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri thirrje sot të rinjve që të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

 

Këtë vit do të jenë 60 kuota për programet e studimit, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Shkenca komunikimi në Fushën e Mbrojtjes dhe TIK në Fushën e Mbrojtjes.

 

“Jeni gati të bëheni pjesë e Akademisë prestigjoze të Forcave të Armatosura? Faza e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor po afron.  Plotësoni formularin A2 në portalin UAlbania https://aplikimi.ualbania.al/login dhe bëhuni pjesë e 60 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Shkenca komunikimi në Fushën e Mbrojtjes dhe TIK në Fushën e Mbrojtjes”, shkruan Peleshi.

 

Ai thekson se, “si pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura do të keni mundësinë të zhvilloni një karrierë të sigurt, të njohur ndërkombëtarisht dhe të mirëpaguar duke u udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”.

 

Peleshi fton të interesuarit të skanojnë QRCode, të plotësojnë formularin A2 në periudhën 29 korrik deri më 3 gusht dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.