Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e gjigantit britanik “The Guardian” për Shqipërinë turistike, këtë herë përmes përjetimeve të forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski.

 

“Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigantit britanik ‘The Guardian’, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Kryeministri vuri në dukje se Mikanowski erdhi me mëdyshje, por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”.

 

“Gjatë katër viteve të fundit, kam udhëtuar në 17 vende për librin tim ‘Mirupafshim Evropa Lindore”. Në të, unë përpiqem të përshkruaj një Evropë Lindore të zhdukur, ku pasuria shumëplanëshe kulturor dhe toleranca fetare ishin rregull dhe jo përjashtim. Shqipëria ishte një nga vendet e pakta ku ajo trashëgimi nuk ishte një kujtim, por një realitet i gjallë. Duke e parë vetë atë kjo gjë më mbushi me shpresë, jo vetëm për Ballkanin, por për Evropën në tërësi, shkruan ndër të tjera Jacob Mikanowski për “The Guardian”.