Një godinë 5 katëshe banimi u hodh sot në erë me shpërthim të kontrolluar. Godina u shemb në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”. Në momentin e shpërthimit familjarët kanë shpërthyer në lot.
Ata nuk janë kundër projektit të zhvillimit, por janë kundër shpronësimit të vlerës së dhënë. Sapo ndodhi edhe shpërthimi i kontrolluar. Shohim familjarët që kanë shpërthyer në lot.
Mësohet se pronarët e kësaj ndërtese nuk kanë qenë kundër shembjes së saj, por për faktin se nuk është arritur një dakordësi se sa do të jetë vlera e shpronësimit të banesës./BW