Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi i mashtronte qytetarët duke u premtuar, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.
Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.
Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga ngjarje të tilla që të paraqiten për të bërë kallëzim në Sektorin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë.