Është dhënë e masa e sigurisë arrest me burg për 3 ushtarakët e arrestuar në lidhje me parcelën e kanabisit që u zbulua në repartin ushtarak të Zall-Herr-it.

 

 

Gazetari Igli Çelmeta konfirmoi për “BalkanWeb” se masa arrest me burg është dhënë ndaj Gramoz Mullai, Rustem Koçit dhe Gentian Zhurdës.

 

“Pranë zonë ku është gjetur parcela me kanabis është edhe një rezervuar, pra e gjitha duket se është e mirëmenduar, pasi kanë krijuar mundësinë e ujitjes”, raportoi gazetari Çelmeta.

 

Më herët*

 

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

 

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.