Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi sot Pozicionin e BE-së për çeljen e negociatave per grup-kapitujt e pare me Shqipërinë. Kjo i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, në 15 tetor, në Luksemburg.
Në një reagim të saj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së. Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi”, përfundon Spiropali./ata