Pasi GJKKO vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, mësohet se ky i fundit është transferuar në paraburgimin e Durrësit.

 

Sipas News 24, Dako është vendosur në qeli me ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

 

Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

 

Ndërkohë Alqi Ballko akuzohet se është  i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu në paraburgimin e Durrësit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.