Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit shtyhet për në shtator. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se seanca e radhës është caktuar më 6 shtator, pasi avokatët e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nuk kishin gati konkluzionet.
Ata i kishin kërkuar gjykatës t’u viheshin në dispozicion disa fashikuj të tjerë pasi deri më tani janë njohur me 100 fashikuj. Më pas do të bëjnë konkluzionet e mbrojtjes.
Avokati i Klodian Zotos deklaroi se do ta bëjë mbrojtjen pasi të dëgjojnë avokatet e ish-ministrit Lefter Koka.
Avokati i Regan Merdanit paraqiti sot dokumente që provojnë problemet shëndetësore të klientit të tij.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministri e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.
Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtor.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se për Kokën, Bllakon, Abeshin, Muçën, Shaterij, Muratajn, Cenameri dhe Dervishaj edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim funksionesh publike.
Dënimi i kërkuar nga SPAK, secilit i ulet një e treta nga gjykimi i shkurtuar:
Lefter Koka 10 vjet
Alqi Bllako 7 vjet
Klodian Zoto 12 vjet
Pellumb Abeshi 4 vjet
Florian Muçaj 3 vjet
Azem Shatëri 3 vjet
Erjon Murataj 4 vjet
Sabina Cenameri 4 vjet, pezullohet dënimi për shkak se ka fëmijë te mitur
Arben Dervishaj 4 vjet
Loran Dusha 8 vjet
Arjola Kodra 3 vjet
Arbër Denizi 7 vjet
Juri Imeraj 7 vjet
Regan Merdani 4 vjet
Gentian Zifla 4 vjet