Gjykata e Lartë ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Fredi Belerin. Gjykata rrëzoi kërkesën e Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash. Ai kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit.

 

Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.