Kompania “Arlis Shpk”, e cila rezulton të jetë në emër të Armand Lilos, i njohur si kunati i Fatmir Xhafajt, ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Posaçme.

Sipas burimeve të “Ora News”, Arils ndërtim kërkon të marrë 5 apartamente, të cilët janë sekuestruar ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri.

Sipas argumentimit, kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ai të binte në prangat e policisë.

Në argument shtohet se kompania “Arlis Ndërtim” pretendon se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh pretendoi përfaqësuesi ligjor i kompanisë, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.

Zbulimi i këtyre apartamenteve u bë nga SPAK gjatë gjurmimit të pronave të ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Seanca në GJKKO u shty këtë të martë për më 1 tetor në orën 12:00, pas kërkesës së përfaqësuesve të kompanisë për t’u njohur me aktet, ndërkohë që pretenduan se sekuestrot e SPAK-ut janë vënë gabimisht dhe se duhet të hiqen./OraNews