Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.
“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.
“Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë”, theksoi Begaj.
“Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, u shpreh Kreu i Shtetit./ata