Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është zgjedhur kryetar i Grupit parlamentar. Vendimi është marrë dje nga Asambleja Socialiste.

 

 

Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist.

 

 

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

 

Shkarkimi i Çuçit ndodhi pak ditë më parë, ndërkohë që sot erdhi dhe kjo lëvizje rokadë, duke i zënë vendin Ballës në pozicionin me rëndësi në PS.