Pas ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë.

 

 

Kryeministri Rama ka thirrur  anëtarët e qeverisë së tij në një takim jo formal në një nga ambjentet turistike të Tepelenës.

 

Kreu i qeverisë ka mbërritur rreth orës 111:00, ndërsa deri më tani kanë mbërritur edhe Taulant Balla, Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, ndërsa ministra të tjerë priten në vijim.

 

 

Takimi vjen në fund të këtij sezoni para pushimeve të gushtit dhe pritet të jetë edhe një lajmërim i asaj që mund të ndodhë në muajin shtator.