Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim në New York, SHBA, me Alia El-Yassir, Drejtore për Rajonin e Evropës dhe Azisë në UN Women.

 

“Gjatë takimit diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore, luftën kundër dhunës ndaj grave dhe mbështetjen që UN Women po jep për hartimin e Planit të ri të Veprimit në kuadër të Rezolutës 1325, “Gruaja, Paqja dhe Siguria” ku MShMS ka rolin e koordinatorit mes institucioneve zbatuese”, theksoi Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

 

Manastirliu u shpreh se, “e informova El-Yassir për progresin që Shqipëria ka bërë për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe ndikimin që kanë sjellë këto zhvillime, në reduktimin e burokracive dhe eliminimin e barrierave, si dhe planin për zgjerimin e shërbimeve online dhe programet e reja për rritjen e aftësive digjitale, me synim rritjen e aksesit në shërbimet publike dhe tregut të punës me synim fuqizimin ekonomik e social të grave dhe vajzave”.