Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. gjatë ditës së sotme.

 

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.

 

Temperaturat minimale do të luhaten 12-20 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 28 -32°C në veri , 34-37°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdeti

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.