Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë fundjavë kabinetin qeveritar në Tepelenë.

 

Mbledhja e zgjeruar e qeverisë, në të cilën po marrin pjesë ministra dhe zëvendësministra ka nisur paraditen e sotme dhe pritet që të vijojë deri rreth orës 13:00.

 

Burime nga mbledhja bënë të ditur se në të është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie. Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.

 

Ndërkohë kujtojmë që mbledhja e ditës së djeshme zgjati rreth 10 orë dhe lajmin për përfundimin e saj e bëri me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook:

 

“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkroi Rama.