Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë detaje rreth mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku i është thënë që nuk është më në fuqi ligji që i jep deputetëve të opozitës të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë.
“Me kërkesën time kërkova që një grup deputetësh të PD kanë kërkuar që të ngrihet komision hetimor për të ushtruar të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë. Na u tha që konferenca e kryetarëve ka vendosur që ligji nuk është më në fuqi. Konferenca e kryetarëve nuk shfuqizon dot ligjin. Sot bëhet 1 vit që kryeministri është përgjigjur në komisionin hetimor dhe nuk do të tjera. Të drejtën e opozitës për komisione hetimore nuk e hiqni dot. Nesër bëhet 1 vit nga agresioni rus në Ukrainë, s’kishte diçka më shumë Putini se ç’po ndodh këtu. Po shihnim pamje të shëmtuara që zonjat deputete po shtyheshin nga Garda dhe të gjithë ne këtu përtej kaheve politike duhet reaguar. Do e thoja dhe nëse do ishte për gratë socialiste. Duhet të merrni masa për trajtimin e grave deputete nga seanca”, tha Tabaku.