Shqipëria raporton rritje të goditjes dhe koordinim më të shpejtë dhe efektiv, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, mori pjesë në Konferencën e OSBE-së, që u zhvillua në Vjenë, Austri, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku u ridimensionua metoda e aksionit kundër këtij fenomeni.

Në këtë takim të rëndësishëm, fokus të veçantë mori tema për mbrojtjen e të miturit dhe sidomos mbrojtja e tyre në pjesën online.

Me praninë mbi 800 ekspertëve nga qeveritë e vendeve anëtare të OSBE, shoqëria civile, biznesi dhe akademia u ra dakord për një trajektore më agresive lidhur me luftën ndaj fenomenit./ata