Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 33-vjeçari, Orges Buzi ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit.

 

Policia kë bërë të mundur identifikimin e autorit 30-vjeçar, Enea Nastasi banues në Patos dhe janë vënë në ndjekje të tij.

 

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali.

 

Njoftimi i policisë:

 

Fier/Informacion paraprak

 

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

 

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

 

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi  33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit, 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

 

Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

 

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.