Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me sherrin mes dy fiseve, Kaç dhe Nikolla në Hamallaj.

 

Konflikti ka nisur për motive pronësie, ku janë përfshirë tre anëtarët e familjes Kaçi, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla.

 

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi Martin Nikolla  punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.