Nëna e autorit 55-vjeçar, i cili u gjet i vetëvrarë me armën e krimit që vrau bashkëshorten një natë më parë të fshatit Zëmblak, thotë se u njoftua për ngjarjen tragjike, mbrëmë në mesnatë.
Emoshuara tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt me të birin prej disa ditësh.
“Për nusen e mora vesh mbrëm nga mesnata, teksa flisnin njerëzit. Këtu ishin mbledhur shumë njerëz. Isha mbrapa derës kur më thanë se ai e ka vrarë Lizën. Gjergji qëndroi mbi 20 vite në Greqi, kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh sepse ikte shpejt gjithmonë”,-u shpreh e moshuara.