Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident në orët e para të mëngjesit në fshatin Pejës.

 

 

Rreth orës 03:30, një makinë me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë, në Radac të Pejës.

 

Disa qytetarë që kanë konstatuar mjetin, kanë nxjerrë dy persona të plagosur rëndë.

 

 

Në vendin e ngjarjes më pas kanë shkuar edhe njësitë policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Ekipi mjekësor ka konstatuar se njëri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndërsa personi i dytë u dёrgua nё Spitalin Rajonal nё Pejё.

 

Nuk dihen rrethanat e aksidentin, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim.