Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës ofron shërbim për bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz, përmes qendrave e zyrave në Kashar, Qendra e Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë dhe NSHRAK (QKT 1 dhe QKT 2), zyrat e shërbimit në NSHRAK, zyrat në Kombinat dhe në Kamzë, duke angazhuar 253 punonjës.

 

Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR-së vetëm në vitin e fundit kjo drejtori kreu 1,051,852 shërbime ose 35% e totalit në rang vendi me 3,984 shërbime në ditë ose 498 qytetarë në orë.

 

Rreth 480,000 qytetarë kanë aplikuar online për shërbime përmes e-albania.

 

Kjo drejtori i shërben 308,256 drejtuesve të mjetit dhe 291,241 zotëruesve të mjeteve rrugore.

 

DPSHTRR bën me dije se në 6-mujorin e parë të 2023, janë regjistruar 14,159 mjete ose 22% më shumë se një vit më parë, nga të cilat 657 mjete elektrike ose 93% e të gjitha mjeteve elektrike regjistruar për herë të parë në Shqipëri, 154% më shumë krahasuar me 6-mujorin e 2022.

 

Rreth 65.9% e mjeteve që janë regjistruar për herë të parë, janë të kategorisë mjedisore euro 5 e sipër ose 27% më shumë se 6-mujori 2022, ndërsa janë çregjistruar 1,950 mjete/vit, mesatarisht të vjetërsisë 22-vjeçare.

 

Në 6-mujorin 2023, kanë përfituar nga lehtësimet në shërbime 174,763 qytetarë me një kursim prej 342.4 mln lekë.

 

Po gjatë kësaj periudhe, në QKT Tirana 1 dhe 2 janë testuar 31,756 mjete ku 32% e të cilave janë ngelur/ refuzuar të paktën 1 herë.

 

DPSHTRR ofron shërbim publik lehtësues si, zgjatja e afatit të vlefshmërisë së lejes së drejtimit në 15 vjet ku përfitojnë rreth 80,000 qytetarë në vit, duke iu kursyer 1 miliardë lekë në vit (tarifa, kohë, lëvizje si dhe marrja e leje drejtimit në 30 minuta (në DRSHTRR Tiranë).

 

Drejtoria e Përgjithshme e Transportin Rrugor ka mundësuar eliminimin e 60 mijë kontrolleve fizike të automjeteve në vit, një risi që u kursen qytetarëve 90 milionë lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit.

 

Si rezultat është ulur koha e shërbimit të ndërrimit të pronësisë me rreth 30 minuta dhe janë ulur kostot e këtij shërbimi me 1500 lekë më pak.

 

Leja e re e Qarkullimit të Mjetit ka zëvendësuar 3 dokumente dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale.

 

Formati i ri unifikon 3 dokumente në një, lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit.

 

Leja e re e qarkullimit kushton 2,100 Lekë, duke ulur kostot me 40% dhe nuk ka afat kadence.