Pranvera nuk erdhi siç duhej për bletët, njëri prej sektoreve të bujqësisë që po merr tjeter zhvillim në Kukës. Avdi Gjabri, 56-vjeçari nga Bushtrica e Kukësit ka 26 koshere me bletë por ky mot paqendrueshem nuk favorizon mbarshtimin e tyre.

Bleraria do kujdes të veçantë e shërbim pasi rrezikohet nga sëmundjet. Kohet e fundit shume bletarë nga zonat e tjera sjellin kosheret me bletë në Kukës, per shkak te kullotave dhe shumellojshnerisë së luleve e bimeve të veçanta por qe sjellin edhe semundje infektive të bleteve duke demtuar ato vendase.

"Ata që i shtegtojnë nga zonat fushore na prishin pune, se i sjellin bletët me semundje. Varroatoza është semundja me infektive që prek bletët. Në farmaci bujqesore marrim ilaçet por s'jane të sakta. S'bëjnë efekt", tha ai

Avdiu nuk përfiton subvencione, pasi skema kombëtare për bujqësinë mbështet vetëm fermerët që kanë mbi 50 zgjoje. Ndaj për të është e vështirë, pasi të gjitha shpenzimet i përballon vete. Ia ka dalë që me shitjen e mjaltit të mbajë familjen.

"I kam pasion,i mbaj prej vitesh. Mjaltin e përdor për konsum familjar dhe pak për tregti. Nuk përfitoj subvecione nga shteti, se nuk e plotësoj numrin"

 

Klima, livadhet me bimë medicinale dhe përrenjtë me ujë të bollshëm e favorizojnë Kukësin për mbarështimin e bletëve. Sektor ky i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomise lokale./Shqiptarja