Një nga viktimat e Dan Hutrës ishte edhe Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, që aktualisht ndodhet pas hekurave për vrasjen e Agim Bucit.

 

Sipas asaj që deklarojnë fqinjët 31-vjeçarja, u ekzekutua teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj duke nderë rrobat, ndërsa e ëma ishte në kopshtin e banesës.

 

Fqinji më tej tregon se nëna e së resë dhe vëtë ajo nuk ruheshin, pasi sipas kanunit të Lekë Dukagjinit nuk merret gjaku te femrat.

 

 “Të vrasësh një njeri të pafajshëm duke nderë rrobat, kjo është katastrofë. Ajo familje e mirë, pati bërë djali një sherr ai po e vuan këto të tjerët ca halli kanë?

 

Ça i ka gjet? Po ne nuk kemi shtet se të bësh një vrasje, dy tre e katër, atje në Greqi dha ministri i rrugës dorëheqjen kurse këtu cfarë bëhet këtu? Ministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ministri i drejtësisë, drejtori i policisë automatikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

 

Ka shëtit burri i huaj në gjithë Tiranën, çfarë bëhet me këtë shtet? Me ngjarjen jemi tepër të tronditur, se të vrasësh një vajzë 31 vjeçare pa faj, krejt e pafajshme.

 

Kjo gruaja dhe vajza nuk janë ruajtur se sipas Kanunit të lekë Dukagjinit nuk vritet femra, nuk merr gjak te femra, gjakësi është nga Dibra e njeh Kanunin. Ka një vëlla të sëmurë e të tjerët janë larguar ngaqë janë në gjak, kaq dimë ne. Por shtet këtu nuk ka.

 

Vetëm me nënën e saj jetonte në banesë. Sot e kanë nisur për ta përcjellë për në banesën e fundit në Burrel, kishin 30 vite këtu”-tha fqinji.