Aktiviteti i biznesit ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm vitet e fundit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj duke iu referuar statistikave, bëri të ditur se, “tashmë në shkallë vendi, kemi më shumë biznese të reja”.

 

Sipas saj, muaji korrik shënoi rritje me 19 % të bizneseve të reja të regjistruara në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“1148 biznese të reja u regjistruan në muajin korrik të këtij viti”, tha Ibrahimaj.