Një anije me emigrantë të parregullt u përmbyt në brigjet e ishullit Lampedusa të Italisë ku si pasojë humbën jetën 41 persona.

 

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, anija me emigrantë të parregullt që u nis nga qyteti Sfax i Tunizizë, u përmbyt në brigjet e ishullit Lampedusa.

 

Në incident humbën jetën 41 persona ndërsa ekipet e Rojës bregdetare arritën të shpëtojnë 4 emigrantë. Personat e shpëtuar njoftuan se u nisën me 45 persona dhe se në mesin e tyre janë edhe 3 fëmijë.

 

Transmetohet se anija u përmbyt si pasojë e një dallge të fortë 6 orë pas nisjes së udhëtimit.

 

Gjithashtu edhe më 6 gusht si pasojë e përmbytjes së një gomoneje me emigrantë në brigjet e ishullit Italian, Lampedusa ku trafiku i emigrantëve është intensiv në Mesdheun Qendror, u gjetën trupat e pajetë të dy personave, përkatësisht të një gruaje dhe të një fëmije.

 

Sipas të dhënave të IOM-it, që nga viti 2014 në det janë mbytur mbi 14 mijë persona gjatë përpjekjes për të kaluar nga Libia dhe Tunizia për në Itali./AA