Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit në Durrës. Trupi i tij u gjet i pajetë në orët e para të mengjesit.

 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës.

 

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.