Ka ndërruar jetë disa orë pas mesnatës në spitalin e Traumës 16-vjeçari i cili u përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, kur 4 djem të rinj, shokë me njëri-tjetrin u futën në det me mjete lundruese Jet Ski. Manovrat me mjetet lundruese sollën aksidentalisht përplasjen e tyre duke bërë që ngjarja të përfundojë në një tragjedi.
Sipas policisë, dy prej të rinjve fillimisht dhanë dëshmi të rreme për atë që kishte ndodhur me dy të tjerët, për shkak të tronditjes.
Shtetasit K.Xh dhe D.K ishin dy të rinjtë që pësuan dëmtime fillimisht prej përplasjes me mjetin tjetër Jet Ski.
Fatkeqësisht drejtuesi i njërit Jet Ski, 16 vjeçari K.XH., edhe pse u transportua në Spitalin e Traumës, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Policia ka nisur hetim ndaj pronarit të dy mjeteve lundruese i cili ua dha të rinjve me qira, Jet Ski-të.