Shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, janë zhdukur pasi një varkë që po përdornin u përmbys në një lumë të mërkurën në Malavi.

 

Policia tha se grupi prej 22 personash po kalonte lumin Rusa ndërsa po shkonte për në një ceremoni funerali në distriktin Mchinji.

Pesë persona arritën të notojnë dhe të kalojnë në breg.

 

Një komandant i policisë lokale, John Nkhoma, tha për faqen e lajmeve Zodiak Online se varka ishte e vogël për atë numër pasagjerësh.

 

Pritet qe më shumë ekipe shpetimi sot të dalin dhe të fillojnë një mision kërkimi për njerëzit e zhdukur.

 

Ndërkohë, autoritetet në qark po këshillojnë anëtarët e komunitetit që të shmangin lundrimin në lumenjtë e përmbytur.

 

Malavi po rimëkëmbet nga një stuhi tropikale shkatërruese muajin e kaluar që vrau 511 njerëz dhe la 533 të tjerë të zhdukur.