TIKA ka mbështetur 69 familje që merren me bletarinë me pajisje të ndryshme për koshere dhe materiale të tjera

Të pranishëm në shpërndarjen e pajisjeve ishin, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, shefi i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Lindore në TIKA, Muhammed Ünal, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan.

Ambasadori Atay, gjatë fjalës për të pranishmit tha se populli turk do të jetë gjithmonë pranë popullit shqiptar.

"Dua të theksoj që populli turk ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë pranë popullit shqiptar, ashtu si dhe ju na jeni gjendur në ditët tona të vështira. Të urojmë dhe shpresojmë së bashku që të kemi më shumë ditë të lumtura dhe të gëzuara për të festuar së bashku", tha ambasadori Atay.

Shefi i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Lindore në TIKA, Muhammed Ünal, u shpreh se "TIKA" i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Ballkan.

"Sot u mblodhëm për të dorëzuar pajisjet për 69 bletarët që jetojnë në bashkitë Pukë dhe Vau i Dejës, të Qarkut të Shkodrës. Me projektin synohet të lehtësohet rënia e prodhimit për shkak të ndryshimeve klimatike, duke rritur shumëllojshmërinë e produkteve", tha Ünal.