Është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Po ashtu bashkë me të është arrestuar edhe biznesmeni i njohur Ilir Rrapaj.

 

Paraprakisht mësohet se ky arrestim lidhet me koncensionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh.

 

Kujtojmë se për këtë çështjeu mor në pyetje më 4 Gusht të këtij viti, Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, për afro 2 orë e 30 minuta. Denaj dha deklarime lidhur me koncesionin e sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015 nga ministria e Shëndetësisë.

 

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja.