Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit.

 

Sipas gazetares, Klodiana Lala ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.

 

Mësohet se SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme sigurie, dy me masën ‘arrest me burg’ për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ si dhe për 4 të tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.

 

Rrapaj kishte fituar një koncesion 10-vjeçar, në kohën kur ministria e Shëndetësisë, drejtohej nga miku i tij, Ilir Beqja.

 

Po ashtu ish-zëvendëskryeministri Rjepaj ka qenë kryetar i këtij komisioni të dhënies së koncesionit, që dyshohet se janë shkelur procedurat.

 

Kjo çështje është prej 3 vitesh nën hetim nga SPAK, dhe pikërisht për këtë rast është marrë në pyetje disa herë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.