Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, në vigjilje të Samitit për Ukrainën.

Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit kushtuar tërësisht Ukrainës, ngjarje me rëndësi të posaçme ku Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, u shpreh Spiropali në një reagim.

Ministrja theksoi se në takim me ambasadorin folën mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky bashkëpunim ka pasur dhe do të ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë së kombit, nënvizoi Spiropali./ata