Një 34–vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi aksidentoi për vdekje një kalimtar  pak ditë më parë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin F.K. 34 vjeç pasi përplasi për vdekje këmbësorin J.M., më pas u largua dhe fshehu automjetin në Shijak.

 

Mësohet se automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga policia.

 

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak” , thuhet në njoftimin e policisë.