Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Korçë, ku një shtetas humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi jashtë rruge.

 

Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 09:10 pranë fshatit Çiflig, në rrethana momentalisht të paqarta.

 

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

“Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës”, thuhet në një njoftim të policisë.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.