Dy të rinjtë të cilët u arrestuan pasi do të shisnin 3 mina një grupi kriminal janë lënë në burg nga Gjykata e Vlorës.

 

 

Të dy këta shtetas u arrestuan ditën e mërkurë pasi sollën nga Tirana në drejtim të Vlorës dy mina me telekomandë në kuadër të operacionit ‘Knout’, Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për te dy këta persona masën e sigurisë arrest me burg teksa i shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi. Hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë. Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.