Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisë sot vizitën zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj.

 

Osmani pritet të mbërrijë në orën 10:00 dhe do të pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj.

 

Sipas axhendës, paraditen e sotme do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Osmanit në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Në mesditë pritet të zhvillohet konferencë për shtyp e dy presidentëve.Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

 

Në axhendën e Presidentes Osmani, vizita zyrtare në Shqipëri do të shtrihet përgjatë datave 4 dhe 5 Shtator 2023.

 

Kjo është vizita e parë e Osmanit në Tiranë që prej abulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës.