Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Demokratike të Lulzim Bashës për zgjedhjet e shtatorit në Kukës.
Celibashi tha se në një dokument zyrtar kryetari i PD është Lulzim Basha.
“Ndoshta për dikë realitetet mund të jenë të ndryshme, qoftë politike dhe ato juridike, por është fakt u pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i partisë është Lulzim Basha. Në këtë kontekst ky person ka legjitimitetin për të paraqitur në emër të kësaj partie për tu regjistruar si subjekt zgjedhor”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ai miratoi kërkesën për t’u regjistruar PD me kryetar Bashën dhe shtoi se mund të bëhet ankimim brenda 3 ditësh.
“Përfundimisht miratojmë kërkesën për t’u regjistruar PD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Kukësit, me kryetar Lulzim Basha. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në KAS, brenda 3 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, tha Celibashi.