Ndotja nga mbeturinat plastike në oqeane ka arritur deri në Arktik.

 

Sipas një studimi shkencor, pjesa më e madhe e lidhen me peshkimit, ndërsa shtetet kryesore që e kanë shkaktuar ndotjen, sipas shkencëtarëve janë Norvegjia, Rusia dhe Gjermania.

 

 

Gjatë studimit u mblodhën gjithsej 1.62 ton, ose 23 mijë copë mbetje. Megjithatë, jo të gjitha ishin të përshtatshme për analiza shkencore.

 

Rreth 80% e objekteve të grumbulluara ishin prej plastike, ndërsa 20% ishin materiale të tjera.

 

Shumica e artikujve vinin nga vendet në afërsi të Arktikut si Rusia me 32% dhe Norvegjia me 17%.

 

Ndërkohë një përqindje e konsiderueshme vinte nga disa vende të Evropës ku kryesonte Gjermania me 8%. Vetëm 5% e vinte nga vende të tjera si SHBA, Kinë, Kore apo Brazil.

 

Mbetjet plastike arrijnë në det nëpërmjet lumenjve dhe transportohen nga rrymat e oqeanit nga Atlantiku, Deti i Veriut dhe Paqësori i Veriut në Oqeanin Arktik.