Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht  një 24-vjeçar, i cili akuzohet për braktisje me dëshirë të vëllait 16-vjeçar, me qëllim kërkimin e azilit në Gjermani.

 

Shtetasi A. P, banues në Kukës, në datën 11.02.2023, është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllain e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani.

 

Po në kuadër të këtyre masave, më datë 14 janar, Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht edhe shtetasin S. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë. Procedimi ndaj tij filloi sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se shtetasi S. D. e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri.

 

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.