Pamjet e fundit nga fushëbeteja në Ukrainë tregojnë se trupat e presidentit Vladimir Putin kanë pësuar humbjen e radhës ushtarake pasi automjetet e tyre të blinduara kanë rënë pre e një prite në Vuhledar.

Dhjetëra tanke ruse u shkatërruan dhe u dëmtuan, ndërsa shumë ushtarë humbën jetën pas një bombardimi nga ukrainasit.

Sipas raportimeve nga sulmi i kryer me dronët luftarakë të Kievit janë shkatërruar 31 tanke ruse, teksa mendohet se kanë humbur jetën dhe dhjetëra ushtarë rusë me disa të tjerë që janë përpjekur të largohen duke vrapuar.