Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, ka reaguar pas pamjeve dramatike që u shfaqën sot në Tiranë, ku mijëra studentë kishin lënë mësimin për të mbajtur radhë për abonetë e urbanëve.

 

"Unë kam një projekt dhe zgjidhje, - shkroi Këlliçi. - Transporti publik falas i heq keto radhë, këto mundime që kalojnë njerëzit si sot, me orë të tëra ngjeshur duke shpresuar të mos mbarojnë abonetë." 

 

 

Ai nuk la pa ironizuar edhe premtimin e harruar të kundërshtarit të tij politik, Erion Veliajt, që vazhdon e premton akoma tren elektrik.