Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamzë me Rinasin.

 

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga ky aks i ri rrugor.

 

Rama u shpreh se ky segment rrugor i jep një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.

 

Kjo rrugë e re përfshin edhe urën e Tapizës, theksoi kreu i qeverisë.

 

Vitin e kaluar u hap edhe rruga e re alternative, që lidh kthesën e Kasharit me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, për t’iu përgjigjur shifrave në rritje të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit.

 

Në fund të gushtit, numri i pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” shënoi shifrën e 4 milionë pasagjerëve, ndërsa vendi përjetoi sezonin më të mirë turistik.