Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend tha se nga data 1 tetor pensionet do të indeksohen me 8.6%.

 

Braçe tha se kjo rritje mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus.

 

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrin një rritje të pensionit me 8.6 %. 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistët 121 mln dollarë. Kjo është fatura e plotë”- tha Braçe.